Mes 460 sportistëve në kampionatin ballkanit të mbajtur të Rumani, dy djem shqiptarë janë kthyer me medalje ari.
Ernest Merdanaj e Ibrahim Hidri kanë mundur të fitojnë medalje të arta në sportin e taekwondo-së. Merdanaj është shpallur fitues në peshën e tij deri në 58 kg. Fillimisht Ernest Merdanaj ka arritur të mundë kundërshtarin nga Serbia, ndërsa më pas një sportist të Turqisë. Në finale Merdanaj ka dalë fitimtar pas përballjes me bashkëkombasin nga Kosova, duke u kurorëzuar kampion i Ballkanit.
Merdanaj u shpall sportisti më i mirë i aktivitetit në bazë të pikëve të grumbulluara, së bashku me trajneren Arjola Kasaj, e shpallur më e mira e Kampionatit Ballkanik.
Në rang moshash, Shqipëria fitoi gjithashtu medalje ari edhe me Ibrahim Hidrin, i cili dominoi në kategorinë junior për peshat -78 kg.
Bilanci total i Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik të Taekëondosë ishte me 10 medalje të fituara: 2 të arta, 2 të argjendta dhe 6 të bronzta.