SHBA: I mori jetën të shoqit dhe më pas vetes, flet vëllai i Pajtimit: Sabrina e tradhëtonte, ai donte divorcin

Të tjera rrëfime e detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e vetëvrasjen që ndodhi në Miami të Florida-s, atje ku një 27 vjeçare e quajtur Sabrina Krasniqi i mori jetën të shoqit 34 vjeçar Pajtim Krasniqi, e më pas u vetëflijua.

Vëllai i Pajtimit, ka dhënë një intervistë për mediumin New York Post, prej nga ku ka thënë se motiv i vrasjes së të vëllait, ka qenë fakti se ai ka zbuluar tradhëtinë e 27 vjeçares.

“Ne pamë shumë shenja, dhe tani gjithçka ka kuptim. Vëllai im donte divorcin dhe ajo nuk e mori lehtë. Dhe vendosi t’i merrte jetën vëllait tim”, tha Arben ‘Benny’ Krasniqi.

Vëllai i 34 vjeçarit tregoi se Arbeni u rrit në Bronks dhe ishte tregtar që merrej me pasuri të paluajtshme dhe kriptomonedha.

“Ai ishte një gjeni. Ne të gjithë thjesht po përpiqemi ta përballojmë. Nëna ime është e shkatërruar. Ne kemi humbur dikë që ishte kaq i sinqertë, kaq i dashur, inteligjent dhe punëtor dhe thjesht i pazëvendësueshëm, dhe kjo e ka shkatërruar familjen tonë. Vëllai im ishte plot jetë, ambicie. Dhe e gjithë kjo na është hequr nga një veprim egoist i një personi. Një akt tjetër egoist nga Sabrina dhe ajo mori vëllanë tim me vete”, tha ai.