Prrenjas: Furgoni i policisë së burgjeve përplaset me kamionin me shofer nga Mali i Zi

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prrenjas- Qafë Thanë, atje ku një furgon i policisë së burgjeve është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes, kamioni me drejtues një shofer 33 vjeçar nga Mali i Zi, ka rënë në kanalin anësor të rrugës. Një person është plagosur në furgonin e policisë së burgjeve. Në furgon udhëtonin personel i burgjeve.

Dyshime ka se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Librazhd-Qaf Thanë”, automjeti i IEVP-së (në të cilin udhëtonte personeli), me drejtues shtetasin A. S., 57 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin malazez N. P., 33 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.