Mbeti i plagosur në tragjedinë pranë shkollës ‘Fan Noli’, Luisi niset për kurim të specializuar në Itali

14 vjeçari që mbeti i plagosur gjatë sherrit ku humbi jetën 14 vjeçari Martin Cani, është nisur për kurim në Italinë fqinje.

Luis Meçja u plagos me goditje thike dhe qëndroi për 11 ditë në spitalin e traumës në kryeqytet. Familjarët e adoleshentit iu drejtuan me një thirrje për ndihmë qytetarëve, përmes një Gofundme, për ta kuruar djalin jashtë shtetit.

Mjekët e traumës thanë se i mituri është në gjendje të mirë shëndetësore, por prindërit e 14 vjeçarit vendosën që të vijojnë me mjekime, fizioterapi e psikologë në Bari të Italisë. Përmes thirrjes në GoFundMe, familjarët arritën të mbledhin shumën prej 80 mijë eurosh për djalin e tyre, i cili sipas prindërve ka nevojë për trajtime fizioterapie e psikologë.

Luis Meçja u godit 4 herë me thikë nga autori i dyshuar, 14 vjeçari që i mori jetën Martin Canit.