Shorti i kualifikueseve të Botërorit 2026, duket se po na kthen 10 vite pas, në një prej ndeshjeve më të paharrueshme të kombëtares së Shqipërisë, atë të tetorit 2014 në stadiumin e Beogradit.
Ishte drejtësia ajo që vendosi në tavolinë fitoren e kuqezinjve në ndeshjen me Serbët, një fitore e cila i hapi rrugën kombëtares sonë për herë të parë në një kampionat europian. Një prej protagonistëve të asaj kohe, trajneri Gianni de Biasi, ka folur së fundmi pikërisht për shortin që sjell reminishencat e të kaluarës.
Intervista
De Biasi: O Zot…..nga ky këndvështrim ishte një short që nuk e prisja, pas asaj që na ka ndodhur, por nga një këndvështrim pozitiv është diçka e mirë pasi ne në ato eliminatore u kualifikuam në Europian dhe Serbinë e lamë poshtë.
Ndeshjen e dytë vërtetë e humbëm në Elbasan por ishin tifozët që më bën të besoja edhe unë më tepër sepse ishim, në rregull me 0-0 dhe e mbaj mend që jam nxehur shumë dhe i kam bërtitur shumë lojtarëve. Gjithsesi shpresoj që të kualifikoheni edhe për Botërorin 2026. Dhe unë do të shkoja me gjithë qejf në Beograd…nëse më japin garanci për sigurinë”.
Si e sheh sot në përballje Shqipëri-Serbi? Si mund të motivosh djemtë pas asaj që kanë parë, lexuar e dëgjuar?
“Në radhë të parë duhet të përqendroheni tek të gjitha ndeshjet jo vetëm tek kjo. Por nëse do të flasim specifikisht për këtë, kjo nuk është një ndeshje që kërkon ndonjë motivim të veçantë, përkudnrazi, duhet përgatitur se si ta përballojmë kundërshtarin nga këndvështrimi tekniko takikt. Nga ana tjetër duhen mbajtur nën kontroll të gjtiha emocionet që e tejkalojnë fushën e futbollit”.
Më i thjeshtë ky grup, se ai që na kualifikoi në Eurpopianin e 2016-s?
“Ky grup që ka Shqipëria është me 3 skuadra realisht, me Anglinë, Shqipërinë dhe Serbinë pasi dy ekipet e tjera janë vite dritë larg me ju dhe kundërshtarët e tjerë, ndoshta mund t’I marrin pikë njëra tjetrës. Dhe për hir të së vërtetës përballja për kualifikim do të jetë vetëm mes dy ekipeve Shqipërisë dhe Serbisë për vendin e dytë pasi vendi I parë për mua është vendi I Anglisë. Të parashikosh se kush do të jetë përpara ka shumë element, koha që do të luhet ndeshja, si do të jetë gjendja lojtarëve në atë periudhë dhe gjëra si këto.-tha De Biasi, në një intervistë dhënë për Top Channel.