16 vjeçari në Korçë ndërron jetë prej arrestit kardiak

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Kuç në Dishnicë të Korçës, atje ku një 16 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Prindërit e adoleshentit kanë qenë prezent në momentin kur djali i tyre nuk është ndjerë mirë. Ata kanë lajmëruar ambulancën, por fatkeqësisht djali nuk ka mundur t’i mbijetojë arrestit kardiak.

Mëngjesin e të hënës, shkolla e mesme ‘Ymer Dishnica’ mbajti një minutë heshtje për të miturin, ndërs në një postim në rrjetet sociale, e ka cilësuar të ndjerin si një nga nxënësit më shembullorë të shkollës.