U përfshi në aksident, mjeku 40 vjeçar nuk i mbijeton plagëve, shuhet në spitalin e traumës

Mjeku 40 vjeçar që u plagos ditën e martë në një aksident në Saukt, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Vanion Çinari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda. Çinari ishte mjek në QSUT, ku shërbente si specializant i Anestezi-Reanimacionit.

“Ditë e trishtë për shokët, kolegët, profesorët dhe gjithë personelin e QSUT. Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga ne një model korrektese dhe mirësie, Vanion Çinari, specializanti i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit! Ngushëllime të ndjera familjarëve, miqve dhe shokëve të Vanionit! U prehsh në paqe mik dhe koleg i shtrenjtë”, ka shkruar në një reagim shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë (ASAI).

Grupi hetimor i ngritur për të zbardhur aksidentin e ndodhur në rrethrrotullimin e TEG-ut, ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Sipas dëshmive të marra dhe verikimit të kamerave, 40 vjeçari ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe ka tentuar të bëjë një parakalim,  por është përplasur me një makinë të dytë. Mjetin tjetër e drejtonte një grua, e cila është dërguar në spital. Ajo fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën