Kosova ka 1.6 milionë banorë, detajet nga Censi i popullsisë

Janë publikuar këtë të enjte rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Sipas të dhënave të përpiluara nga agjencia e statistikave, Kosova ka 1.602.515 banorë rezidentë.

Në lidhje me të dhënat përsa i përket etnive, në Kosovë 91.76 % janë shqiptarë, të etnisë serbe 2,31 %, boshnjak 1,69 %, turq 1,22 %.

Të komunitetit rom janë, 0,55 %, ashkali janë regjistruar 1,02 %, egjiptian 0,67 %, goran 0,58 %, të tjerë 0,13 % dhe pa përgjigje 0,06 %.

Agjensia Statistikave të Kosovës ka publikuar po ashtu dhe të dhënat për përkatësinë fetare.

Sipas censit, rezulton se 93.49 % të qytetarëve të Republikës së Kosovës i përkasin besimit islam.

2,31 % janë të përkatësisë ortodokse, 1,75 % janë deklaruar katolikë, të tjerë 0.45 %, pa asnjë besim janë deklaruar 0,50 % dhe s’janë përgjigjur 1.50 %.