2 persona asfiksohen në një banesë në Tiranë

2 burra në moshat 47 e 56 vjeç, kushërinj mes tyre, kanë humbur jetën pasditen e të enjtes në rrethana tragjike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja” në Tiranë. Sipas të dhënave të deritanishme, 47 vjeçari Altin M. dhe i afërmi i tij 56 vjeçari Vladimir B, kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë prej rrjedhjes së gazit, që përdorej në banesën e 47 vjeçarit për ngrohje.

“Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor”, njoftojnë blutë.

Dy kushërijtë kanë qenë dukje fjetur. Kanë qenë familjarët e këtyre të fundit të cilët kanë njoftuar policinë, kur kanë kuptuar se diçka nuk shkonte pasi asnjë prej dy të ndjerëve nuk i përgjigjej telefonatave.

Pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hapur derën, ka gjetur dy burrat të vdekur.