Pas reshjeve dhe rënies së temperaturave në 24 orët e fundit, në zonat veriore të vendit është rikthyer dëbora. Në Bulqizë e disa fshatra të njësisë administrative Zerqan, Ostren e Martanesh ka patur reshje të dendur dëbore.
Dëborë ka rënë dhe tek minierat e Zonës D, në Tërnovë e Martanesh. Aktualisht nuk ka raportime për prezencë të vështirësisë në rrugët që të çojnë drejt minierave. Policia në këto zona u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që transportojnë minatorët, që të kenë kujdes për shkak të dëborës, lagështirës apo ngricave të mundshme.