Një 68 vjeçar u gjend pa shenja jete në banesën e tij në Vlorë, mbrëmjen e të dielës.
Autoritetet njoftuan se 68 vjeçari është identifikuar si Bashkim Durmishi. I moshuari jetonte i vetëm në lagjen “10 korriku” në Vlorë.
Në momentet e para të hetimit, policia dyshoi për një grabitje të mundshme, pasi në fytyrën e të moshuarit (hundë e mjekër) kishte plagë. Me thellimin e hetimit e mbledhjen e më shumë të dhënave, autoritetet tanimë po thonë se shkak i vdekjes së të moshuarit dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.
Në lidhje me plagët në hundë e mjekër, dyshohet se i moshuari mund të jetë kafshuar nga kafsha e tij shtëpiake, një qen. I moshuari mendohet të ketë humbur jetën të paktën 12 orë para se të zbulohej trupi i tij i pajetë.
68 vjeçari jetonte vetëm prej vitesh, ndërsa dy fëmijët e tij jetojnë jashtë shtetit. Ndërkohë trupi i tij do të niset drejt morgut të spitalit të Vlorës ku do ti bëhet dhe ekspertiza nga specialistët për të vërtetuar shkakun e vdekjes.