Bamirësit ia mundësuan kurimin brenda 24 orëve, Arnisi nga Kosova përshëndet shqiptarët

 Vetëm pak javë më parë, ky vogëlush që sot buzëqesh dhe dhuron gëzim, ndodhej i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën. Për 7 ditë me radhë ra në koma, qëndroi mes jetës e vdekjes.

Veçse zëri nënës që e thërriti për 7 ditë e netë me radhë, ia hapi sërish sytë Arnisit të vogël.

Familja nga Kosova iu drejtua për ndihmë shqiptarëve përmes emisionit “Për Shqiptarët”. Brenda 24 orëve, mijëra njerëz dhuruan diçka nga vetja për Arnisin 2 vjeçar dhe shumë prej afro 120 mijë eurosh për kurimin e tij u arrit.

Arnisi u nis për kurim në Italinë fqinje, ndërsa nëna e babai i vogëlushit falenderonin mes lotëve e shpresës këdo që ndihmoi djalin e tyre. Më e pabesueshmja ndodhi kur vogëlushi mbërriti në spitalin Bambino Gesu. Për shkak të gjendjes së rënduar, Arnisi pësoi një parainfarkt.

Fatmirësisht 2 vjeçari i shpëtoi edhe kësaj sprove e kjo falë mirësisë së shqiptarëve që ia mundësuan kurimin brenda 24 orëve.

Veçse pak javë kanë kaluar dhe sot Arnisi është në gjendje shumë më të mirë shëndetësore. Vogëlushi po vijon me kurimin.

Ne shpresojmë që Arnisi ta përfundojë sa më parë kurimin e tij dhe të kthehet në atdhe me shëndet të plotë