Këto janë momentet kur një avion me 67 persona në bord, ka shpërthyer në flakë gjatë një ulje emergjente në qytetin e Aktaut në Kazakistan.
Pamjet e bëra publike në mediat ndërkombëtare, tregojnë momentet e tragjedisë. Sipas raportimeve fillestare, 25 persona kanë arritur t’i mbijetojnë rrëzimit të avionit, përfshi këtu edhe 3 fëmijë të mitur.
Fluturimi J2-8243 i Azerbajxhanit Airlines ishte rrugës nga Baku (kryeqyteti Azerbajxhanit) për në Grozny të Rusisë. Arsyeja e rrëzimit të avionit mbetet ende e paqartë.