“I jam falenderues Zotit, më vuri në kohën e vendin e duhur” Zjarrfikësi në pension i shpëton jetën 6 vjeçares

Deni Moreno, (Danny Moreno) kishte shkuar në kinema me të shoqen dhe mbesën për të parë një film vizatimor, në momentin kur një ngjarje e rëndë ndodh në sallë.

Dikush bërtet në sallë me të madhe… “a di dikush të bëjë CPR (masazh kardio-pulmonar)?”

Moreno, një ish drejtues zjarrfikësish në pension, vendos të ndërhyjë. Ngjitet lart në shkallët e sallës së kinemasë dhe përpara vetes gjen një vajzë të vogël pa ndjenja. Vajza 6 vjeçe e quajtur Mosaja Hanah (Masaia Hannah) ndodhej në gjendje të rëndë, me gjymtyrët që po i merrnin ngjyrë blu.

Ish kapiteti ndërhyn menjëherë dhe nis reanimimin kardiopulmonar (CPR) mbi të miturën. Pak momente më tutje, në vendngjarje mbërrin ambulanca e cila merr me urgjencë vogëlushen për ta nisur në spital.

Falë ndërhyrjes në kohë të ish zjarrfikësit, 6 vjeçarja mundi të dalë prej spitalit gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Nëna e 6 vjeçares tregoi se e bija ka një sëmundje zemre e njohur si SVT, e cila bën që rrahjet e saj të rriten papritur, duke i shkaktuar 6 vjeçares gjendje të rënduar e deri në rënie të fikëti.

“Në tërësi ime bijë është në gjendje të na tregojë kur zemra e saj rreh shumë shpejt, por kësaj here, ajo nuk mundi të thotë gjë. Bashkë me time bijë ishin dhe 6 fëmijë të tjerë. Kishim planifikuar prej javësh që të vinim në kinema me fëmijët. Unë po kujdesesha për të ulur e rehatuar fëmijët e tjerë, e në momentin kur jam kthyer, pashë vajzën që kishte rënë në tokë”-tregoi nëna e 6 vjeçares.

Në këtë moment, të pranishmit nisin të kërkojnë ndihmë dhe i pari që erdhi menjëherë ishte zjarrfikësit në pension.

“Më kujtohet momenti kur dëgjova Morenon teksa tha , e di unë se çfarë duhet të bëj. Mora vajzën në krahë dhe ia dhashë”-tregoi nëna.

6 vjeçarja doli që atë ditë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë problem. Vogëlushja pret të kryejë një ndërhyrje për të shpëtuar nga sëmundja që i shkakton rritjen e papritur të rrahjeve të zemrës.

Pas përfundimit të episodit, dy familjet u ritakuan dhe vogëlushja 6 vjeçare falenderoi ish zjarrfikësin që iu gjend menjëherë të miturës. Hana vogël tha se ishte falenderuese për Zotin që solli pranë saj një ëngjëll mbrojtës.

Moreno vetë, i cili mbi shpatulla ka mbi 30 vite punë si zjarrfikës, tha se ishte i lumtur që mundi të ndihmojë vajzën e vogël.

“Unë veten nuk e konsideroj hero në këtë rast, më shumë sesa një person i trajnuar dhe që ishte në kohën e vendin e duhur. I jam falenderues Zotit që më vuri në kohën dhe vendin e duhur”-tha ai.