Një 21 vjeçar i identifikuar me inicialet R.B është arrestuar këtë të enjte pasi në orët e para të mëngjesit ka përplasur me makinën e tij një oficer të policisë së kryeqytetit.
Oficeri Skënder Shkurtaj, 30 vjeçar, ka mërrë plagë në kokë dhe në gjymtyrë dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet, rreth orës 01:00 të natës.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., 21 vjeç, pasi rreth orës 01:00, të datës 26.12.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës në shërbim, shtetasin S. Sh., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”-njoftuan autoritetet.