Nga lufta me tumorin në kokë tek ëndrra për t’u bërë kuzhinier, si ia ndryshoi jetën bamirësia Kristit

Prill 2022… jo shumë larg vendit ku sot shtrihet bukur qyteti i ri i Thumanës, ndodhej një shtëpi, muret e të cilës mbanin sprova të jashtëzakonshme.

Një baba i prekur nga një sëmundje në tru që e la të paralizuar.

Djali i familjes Saka ishte 12 vjeç, kur mes lotëve e zërit që i dridhej, rrëfeu për “Shqiptarët për Shqiptarët” se gjithsej kishte kryer 12 operacione për shkak të një tumori.

Një histori me të vërtetë drithëruese, e cila solli reagimin e shqiptarëve anëmbanë botës. Mijëra e mijëra iu bashkuan kalvarit të bamirësisë për t’i shuar lotët Kristit, për t’i ndaluar dhimbjen.

Kanë kaluar vite nga ato ditë të vështira. Sot Kristi është duke ndjekur një shkollë kuzhine që nesër të bëhet ai njeriu që do t’i dalë në krahë babait të paralizuar.