Në fshatin Kutal të bashkisë së Përmetit, persona ende të paidentifikuar, kanë kryer akte vandale në varrezat e fshatit, duke thyer e përdhosur të paktën 30 varre. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë pikasur se disa varre janë goditur, thyer apo dëmtuar e mandej ka njoftuar autoritetet.
Në lidhje me ngjarjen janë ndaluar tre persona. Një prej të ndaluarve është një djalë i mitur.




Banorët e fshatit thonë se një gjest i tillë i shëmtuar kërkon drejtësi dhe vënien para përgjegjësisë së autorit/rëve përgjegjës.
“Mora vesh nga ime shoqe, që janë dëmtuar plot varre. Unë aty varre nuk kam, por më erdhi keq për shpirt. Unë i kam atje tej ata dy, ata që më kanë rritur. Ama, këta që prekin, shumë keq më ka ardhur.”-tha një banor i zonës.
“Këta të paformuar nga jeta, venë e i prishin (varret). Prindërit e kanë këtë (fajin), se po thonë që një i ri e ka bërë. Ai rrugaç, as vete në shkollë. I ka prishur, por çfarë t’i bëjmë ne atij”-tha një tjetër i moshuar.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi në fshatin Kutal dy vite më parë. Atë kohë, autorët e vandalizimit të varreve nuk u zbuluan