56 vjeçari me motor humb jetën në një aksident në Lezhë

Një aksident tragjik ndodhi këtë të premte në Lezhë, ku për shkak të përplasjes së dy mjeteve ndërroi jetën një 56 vjeçar.

Aksidenti ndodhi pranë mbikalimit Ishull- Lezhë, ku automjeti i tipit ‘Mercedes Benz’ me drejtues shtetasin me inicialet M.M, goditi një motor me drejtues 56 vjeçarin Pavlin Ndoj.

Ky i fundit për shkak të plagëve të rënda, ndërroi jetë në spitalin e qytetit.

Autoritetet kanë nisur punën hetimore për të zbardhur dinamikën e aksidentit.