Një numër i madh oficerësh të policisë, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forca tjera, kanë rrethuar një godinë banimi në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë.
Më herët një grua me inicialet S.Q, ka telefonuar sallën operative dhe u ka treguar oficerëve se në katin e tetë ku ajo ndodhet, është dhunuar nga disa persona.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore, por aktualisht gruaja ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hapë.
Tiranë/Informacion paraprak
Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.