Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Shkodrës, atje ku një këngëtar është goditur me thikë nga një person, tanimë i identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të teatrit ‘Migjeni’, rreth orës 11:00. I plagosur ka mbetur këngëtari Ademir Fresku. Fatmirësisht 30 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet dinamika e ngjarjes. Nga informacionet e paraprake, duket se autori dyshuar është konfliktuar me këngëtarin dhe më pas e ka goditur këtë të fundit me thikë në shpinë.
Policia ka nisur kërkimet për të arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin 50 vjeçar me inicialet Gj.B.
“Dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin Ademir Freskun, 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.