Pamje mbresëlënëse, fenomeni i rrallë i ‘vetëtimave të kuqe’

Imazhet e mësipërme i përkasin qiellit mbi një komunë në jug të Francës. Fenomeni njihet si vetëtimat e kuqe (‘red sprites’), një ngjarje e rrallë e dokumentuar nga shkencëtarët për herë të parë në vitin 1989.

Njohur ndryshe dhe si vetëtimat e atmosferës së sipërme, ky fenomen mbresëlënës natyral ndodh në lartësi të mëdha, përgjithësisht mes 50 apo 90 kilometrash.

Ndryshe nga vetëtimat e zakonshme që jemi mësuar të shohim gjatë një stuhie apo motit të keq, vetëtimat e kuqe krijohen falë fushave të fuqishme elektrike që pasojnë rrufetë. Vetëtimat e kuqe shfaqen shkurtimisht në fraksionin e pak milisekondave.

Por nga ana tjetër, format e krijuara prej këtyre vetëtimave të rralla, i përngjajnë pamjeve që duket sikur vijnë nga filma fantashkencore.

Imazhet e mëposhtme janë filmuar e më pas fiksuar nga një fotograf francez, i quajtur Nicolas Escurat.