Familjarët gjejnë të pajetë në banesën e tij 81 vjeçarin nga Zall Bastari, detajet e ngjarjes

Një i moshuar 81 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Zall Bastar. Shtetasi Xhemal Meta u gjet nga familjarët mëngjesin e 13 janarit. Këta të fundit kanë njoftuar autoritetet.

Me të mbërritur në vendin ngjarjes, grupi hetimor ka konstatuar shenja në trupin e viktimës, çka ka ngritur dyshime se mund të bëhet fjalë për një krim, një vrasje. Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.

Mbi trupin e viktimës është kryer një ekspertizë mjekoligjore, përfundimet e të cilës do të përcaktojnë me saktësi dhe shkakun e vdekjes së të moshuari.