Noeli 13 vjeçar është prekur nga tumori në kokë, familja u lutet për ndihmë shqiptarëve

Noeli është futbollist me moshat e reja me Apolloninë. Paradite 13 vjeçari shkonte në shkollë si çdo fëmijë i moshës së tij, ndërsa pasditeve ndiqte pasionin e tij të jetës. Gjatë stërvitjes pak ditë më parë, një krizë e fuqishme në kokë e rrëzon përtotë Noelin.

Pak momente më tutje, 13 vjeçari e gjen veten në spital, shtruar në një krevat që nuk e ka lëshuar prej disa ditësh. Noeli është diagnostikuar me tumor në tru, një lloj sëmundjeje që në vendin tonë nuk kurohet.

Të shkatërruar, familjarët e 13 vjeçarit u luten për ndihmë shqiptarëve. Familja nga Fieri nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të përballuar kostot e larta të kurimit jashtë shtetit.