24 vjeçari hyn të vjedhë picerinë në Durrës, filmohet nga kamerat e sigurisë dhe arrestohet

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24 vjeçar i cili ka thyer një piceri dhe ka vjedhur prej atje një sasi parash. I riu është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është arrestuar. Në kërkim është shpallur dhe një tjetër person, bashkëpunëtor me grabitësin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga veprimet hetimore të kryera për vjedhjen me thyerje të një shumë parash, në një piceri në lagjen nr. 13, më datë 11.01.2025, kanë identifikuar 2 autorët e dyshuar të rastit.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, si dhe u shpall në kërkim tjetri, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit”, njoftoi policia.