Një zjarr ka përfshirë qendrën ku qëndrojnë azilkërkuesit në Babrru të Tiranës. Policia e kryeqytetit njofton se fatmirëisht nuk ka persona të lënduar, pasi të gjithë janë larguar në kohë.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Sipas hetimeve të deritanishme, shkak për zjarrin është bërë një shkëndije elektrike.
“Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.