Një 21 vjeçar është gjetur i pajetë në tualetin e një konvikti të një shkolle private në Gjirokastër. I riu është gjetur pa shenja jete rreth orës 10:00 të paradites, në lagjen ’11 janari’. Policia thotë se në trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja të dhunës.
Nga veprimet e para hetimore, duket se i riu ka marrë mbidozë të ilaçeve që përdorte për të luftuar depresionin.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.