Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një pyll në fshatin Tërnovë të Bulqizës, atje ku një 36 vjeçar është qëlluar me çifte nga një i afërm i tij.
Ngjarja, e cila ende nuk dihet nëse është aksidentale apo jo, ka ndodhur rreth orës 12:00 të së enjtes. I riu është dërguar me helikopter drejt spitalit në gjendje të rënduar, por ka humbur jetën fatkeqësisht gjatë transportimit.
Në pranga ka rënë i afërmi i tij, një 34 vjeçar i identifikuar me inicialet F.K.
Njoftimi i policisë:
Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.