Shpërthen diga e hidrocentralit në Bunec, momenti kur uji vërshon në aksin Sarandë- Himarë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të enjte në Lukovë, atje ku diga e hidrocentralit në Bunec ka shpërthyer. Si pasojë, rruga nacionale Sarandë- Himarë është bllokuar, pas vërshimit të ujit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore, përfshi dhe kryetari i bashkisë së Himarës.

Nga të dhënat e deritanishme, nuk ka persona të lënduar, por ka dëme te konsiderueshme materiale.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të digës.