Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dajç të Lezhës, ku një person është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Trupi i viktimës, një 53 vjeçar, është gjetur në gjendje të dekompozuar, duke ngritur dyshime se ka ndërruar jetë prej disa kohës.
I ndjeri jetonte i vetëm, gjë që e ka shtyrë në kohë zbulimin e vdekjes së tij. Trupi është dërguar në morgun e Tiranës, atje ku do t’i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.