Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta pas mesnatës së të shtunës në Tiranë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e flakëve.
Viktima, ende i paidentifikuar, po flinte në një kabinë elektrike në rrugën e ‘Kavajës’. Kabina ëshyë përfshirë nga flakët, e për pasojë i ka marrë jetën burrit. Ky i fundit, mendohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.
“Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur. Punohet për identifikimin e tij”, njofton policia.