I larguar nga banesa që me 27 dhjetor, gjendet i pajetë 36 vjeçari nga Durrësi

Një i ri në i identifikuar si Flogert K, 36 vjeçar, është gjetur i pajetë në zonën e Kënetës në Durrës, brenda një banesë të pabanuar.

Flogerti ishte larguar prej shtëpisë së tij që më 27 dhjetor, ndërsa familjarët bënë denoncimin disa ditë më vonë për zhdukjen e tij.

Sipas asaj që kanë mësuar autoritetet, 36 vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e drogës (overdozës)

“Më datë 17.01.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 16 Durrës, në një banesë të pa banuar është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Më datë 05.01.2025, shtetasi E.P, (kushëriri i shtetasit F.K) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, se  shtetasi F. K, ishte larguar nga banesa  dhe nuk ishte kthyer më.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar  shenja dhune dhe paraprakisht  dyshohet se 36 vjeçari  ka humbur jetën si pasojë e overdozës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.