Një zjarr ka rënë këtë paradite në një pallat në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet.
Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa godina është evakuar.
Shkak i flakëve dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike në një zyrë.
Nga të dhënat paraprake të deritanishme, nuk rezulton të ketë persona të lënduar.