Një burrë është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e njohur si ish-stacioni i trenit në kryeqytet. Nga të dhënat dhe këqyrja paraprake e trupit, hetuesit nuk kanë pikasur shenja dhune. Dyshimet janë se 48 vjeçari i identifikuar me inicialet K.S, ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës:
Më datë 20.01.2025, rreh orës 07:00, tek Ish-Stacioni i Trenit. është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi K.S, 48 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale. Punohet për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës.