Vetëm pak ditë më parë, Noeli 13 vjeçar po stërvitej me moshat e reja të Apollonisë, kur papritur një dhimbje e fortë në kokë e rrëzoi në tokë. Që nga ajo ditë, Noeli u shtrua në spital, me një diagnozë tepër të rëndë. 13 vjeçari ishte prekur nga një tumor në kokë.
Të dëshpëruar dhe pa asnjë fije shprese, nëna e babai i Noelit iu lutën për ndihmë shqiptarëve bamirës. Në një kohë rekord, mijëra zemra u bënë bashkë për t’ja mundësuar kurimin Noelit, i cili u nis në Italinë fqinje.
13 vjeçari iu nënshtrua operacionit, i cili zgjati plot 16 orë. Falë Zotit, ndërhyrja shkoi për bukuri. Masa tumorale është larguar dhe truri i vogëlushit nuk është dëmtuar. Sot Noeli është zgjuar dhe ka pritur puthjet e nënës e babait.
Më poshtë postimi i Elvis Naçit, i cili përcolli lajmin e mirë.
Lajmi i mrekullueshem per Noelin qe dje pergjate 16 oreve operacion nen kujdesin e nje grupi kirurgesh te spitalit Bambino Gesu, por edhe te ardhur ndihme nga jasht mundesuan qe deri tani te kemi lajme te mira. Rezonanca e kryer pas operacionit tregon se masa e madhe tumorit eshte pastruar dhe truri nuk eshte prekur. Sot Noeli eshte zgjuar dhe ka reaguar mire duke takuar prinderit e tij. Ka qene nje nga operacionet me te veshtira te kryera nga profesoret me te mire kirurg te spitalit por edhe te mbeshtetur nga koleget e tyre me fame boterore per te shpetuar Noelin. Kjo sepse jeta e Noelit ishte ne rrezik te madh. Sot dua tju them Zoti ju shperblefte per cdo lutje, per cdo interesim, sidomos ata qe ndihmuan ne heshtje duke u lutur qe Noeli te shpetoje. Une sot nuk kam fjale 11 mij komente qe luteshin per Noelin jane nje ushtri e miresise qe Zoti u dha suksesin per Noelin. Zoti ju shperblefte dhe kete te mire ta gjeni ne familjet tuaja me shendet dhe mbaresi…