Tre persona të plagosur në rrugën Lezhë- Shkodër pas përplasjes së dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Lezhë- Shkodër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Blinishtit.

3 të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Nga të dhënat paraprake, raportohet se një prej mjeteve ka kryer një parakalim të gabuar, duke shkaktuar kësisoj aksidentin.