Nga frika se do të “ikte në qiell”, tek forca për të mundur sëmundjen, 9 vjeçarja niset për kurim: Një zemër e madhe për shqiptarët

“Shpresoj që të shërohem që të iki në shkollë së shpejti, të luaj dhe me motrën. Faleminderit, ju dua shumë dhe një zemër të madhe për ju”.

Këto janë fjalët e 9 vjeçares nga Korça, prekur nga tumori në zorrën e hollë. Është gëzim i madh të shohësh dritën e shpresës tek sytë e Erizianës, e cila veçse pak ditë më parë, shtrirë në spital, ishte kapluar nga frika se mund të humbte jetën në shtratin e spitalit. 9 vjeçarja kreu dy operacione, por sëmundja vijoi ta rrezikojë.

Pas thirrjes së saj për ndihmë në “Për Shqiptarët”, ishin mijëra qytetarë zemërmirë të cilët iu përgjigjën lutjes së saj dhe ia mundësuan kurimin e specilizuar jashtë shtetit.

Pak para nisjes drejt spitalit Bambino Gesu, nëna e Erizianës falenderoi me gjithë zemër të gjithë ata bamirës që i dhanë shpresë dhe arsye për të vijuar betejën derisa të vijë dita që 9 vjeçarja të shërohet plotësisht nga e keqja që ka në trup.

Nisem me vajzën në itali. për mua ishte shumë e papritur, nuk e prisja që të bëhej kaq shpejt. nëse eriziana do të qëndronte këtu, ne nuk kishim asnjë shpresë. falenderoj me gjithë shpirt të gjithë shqiptarët, Elvis Naçin dhe Fondacionin Firdeus.