Aksident i shumëfishë në autostradën Tiranë- Durrës

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Shkozetit në autostradën Tiranë- Durrës.

Dyshohet se aksidenti që ka përfshirë disa makina, ka ndodhur për shkak të një manovre të gabuar nga një prej mjeteve. Në total janë përplasur 5 automjete.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar rëndë prej aksidentit. Dy qytetarë janë dërguar për kurimin e lëndimeve të lehta të marra në aksident.

Trafiku është rënduar për afro 1 orë në këtë aks të autostradës. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plotë dinamikën e aksidentit.