Reshje të dendura shiu janë regjistruar gjatë ditës së mërkurë në Durrës. Reshjet kanë shkaktuar probleme në disa zona të qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.
Zona përreth stadiumit është prekur më së shumti nga përmbytjet. Përsa i përket lundrimit, kapiteneria e portit ka pezulluar përkohësisht qarkullimin e varkave/mjeteve të peshkimit për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë. Kapiteneria e Durrësit njofton se situata do të monitorohet nga afër deri në qetësimin e kushteve atmosferike.