Prej 5 muajsh të gjatë, kjo vogëlushes e nis dhe mbyll ditën mes lotëve, brenda katër mureve të një dhome spitali në Prishtinë. Trupin ia kanë sulmuar sëmundjet në mëlçi e tiroide, ndërsa problemet me legenin ia bëjnë dhimbjen therëse. Klea është veçse 5 muajshe dhe nuk e kupton se çfarë ndodh. Vogëlushja qan pambarim. Edhe krahët e nënës, shërim e qetësi për çdo zemër fëmije, nuk po i ndalojnë dot më lotët e Kleas.
Familja nga Rahoveci është e dëshpëruar. Prej 5 muajsh endet e endet në korridoret e spitalit, me shpresat që thuajse u janë shuar plotësisht. Klea nuk mund të mjekohet dot plotësisht në atdhe, por kostoja e lartë e kurimit jashtë shtetit, është jashtë mundësive të kësaj familje nga Kosova.
Nëna Sheidja dhe babai Samiri, po u përgjërohen për ndihmë shqiptarëve. Zemrat e tyre janë rënduar plumb në këto 5 muaj të gjatë, duke parë sesi vajza e tyre po tretet dita ditës. Sot Klea peshon afro 3 kilogramë për shkak të sëmundjeve, aqsa peshon një foshnje e porsalindur.
Të bëhemi bashkë, për t’i mundësuar shërimin Kleas 5 muajshe.