“O Zot ma shëro vajzën t’lutna” Nënën nga Kosova s’e mbajnë më këmbët… bie në gjunjë e lutet për të bijën 5 muajshe

Me lot në sy dhe zërin që i dridhet, babai mban në krahë të bijën. Po mundohet ta qetësojë Klean e cila prej 5 muajsh, aqsa ajo ka jetë, qëndron në spital.

“Jo princesha jeme, ëngjëlli jem. Bab, dashtë Zoti na ndihmojnë, të shërohesh sa më shpejt.”-thotë Samiri.

Në anën tjetër, është nëna e Kleas. Sheidja prej 5 muajsh nuk pushon dot së qari për të bijën. Edhe kur Klea vogël ndalon lotët, është kjo nënë nga Kosova që s’mundet dot më së ndaluari. E bija po i vdes dalëngadalë para syve, me sëmundjet që i kanë prekur veshkat, mëlçinë e tiroidet vogëlushes. Sheidja qëndron në cep të dhomës e për një moment, dhimbja është tepër e madhe dhe e merr me vete. Sheidja ulet përdhe, as këmbët nuk e mbajnë më.

I drejtohet mes lotëve në lutje të Gjithëmëshirshmit. I drejtohet me lutje për ndihmë njerëzve zemërmirë.

“O Zot të lutem më ndihmo, o Zot, ti e ke fal ti shëroma o Zot. E falenderoj Zotin që ma ka fal, por t’lutna o Zot ma shëro fëmijën. Gjith natën spo flej, po dal jashtë e po i lutem o “Allah shëroma fëmijën që ma ke fal, vetëm Ti mundesh”

Donate Button