Në krahët e nënës, duket sikur dhimbjet që e kanë kapluar Klean e vogël, largohen. Me lotët që nuk i ndalen prej 5 muajsh, kjo nënë ka larë çdo pllakë të dhomës ku foshnja e saj qëndron prej thuajse 5 muajsh. Sheidja e mban evladin pranë zemrës së saj dhe i thotë më të bukurat fjalë të kësaj bote, fjalët që dalin nga zemra nënës.
E teksa nëna mundohet ta qetësojë të bijën, në një moment tepër prekës, Klea vogël gjen buzëqeshjen…
Klea është veçse 5 muajshe. Vogëlushja është sëmurë rëndë dhe rrezikon jetën. Mëlçia, veshkat e tiroidet i ka të prekura nga sëmundje që e kanë dobësuar. Klea peshon veçse 3 kilogramë, sa një foshnje e porsalindur. Po humb peshë dita ditës…
Familja nga Rahoveci nuk ka asnjë mundësi ekonomike për ta dërguar vajzën për kurim të specializuar jashtë shtetit. Ata u luten për ndihmë shqiptarëve zemërmirë.