“Çohu o shpirt, mos e lër mamin vetëm” Nëna qan me dënesë pranë djalit të prekur nga leuçemia

“O shpirti mamit…, o zemra mamit. Çohu o djali i mamit, çohu. Mos e lër mamin vetëm, o drit (qan)”

Këto janë fjalët drithëruese të nënës së Ledianit 13 vjeçar, i cili është diagnostikuar me leuçemi akute. Prej kohësh Lediani ndodhet i shtruar në spitalin e kryeqytetit. Shanset për 13 vjeçarin janë të pakta në atdhe.

Lediani duhet të niset sa më parë për të marrë kurim jashtë shtetit. Familja nuk i ka mundësitë dhe po u lutet për ndihmë shqiptarëve. Ledianit i është ligështuar shëndeti, dobësuar trupi. Sëmundja vijon të përparojë dhe tanimë 13 vjeçari e ka të vështirë dhe të çohet në këmbë.