“Po më plas shpirti… djali vogël është me leuçemi, ju lutem më ndihmoni të shpëtojmë Ledianin”

Qan me dënese. Lotët i mbulojnë fytyrën. Nuk ka çfarë bën përpara një të keqeje që po i merr të birin. E pashpresë, kjo nënë po zgjat thirrjet e përgjërimet për ndihmë, drejt njerëzve zemërmirë, drejt prindërve që si ajo, e dinë se çfarë do të thotë që e keqja të të prekë fëmijën.

Këto janë fjalët e nënën së Ledianit, një 13 vjeçari të prekur nga leuçemia akute. Shanset janë fare të pakta në atdhe, njëlloj si mundësitë e familjes për t’ja siguruar kurimin e nevojshëm Ledianit jashtë shtetit.

Me sa shumë peshë vijnë fjalët e kësaj nëne që lutet e përgjërohet për ndihmë.

“Djali vogël, Lediani, është diagnostikuar me leuçemi akute… po më plas shpirti po më plas, them me vete, të kem të vdes. Të kisha mundësi edhe shpirtin, jetën do jepja (qan) ju lutem më ndihmoni, të shpëtojmë Ledianin”

E bashkë me të dhe një nënë tjetër. Sheidja po vuan prej 5 muajsh, duke parë foshnjen e saj teksa dobësohet dita ditës. Klea është 5 muajshe e për shkak të tumorit në tiroide e sëmundjeve tjera që po e tresin, ka peshën e një foshnje të porsalindur, veçse 3 kilogramë. Prej 5 muaj nëna nga Kosova sheh teksa e bija po i afrohet fundit, një fundi që si thikë i përhkon prej mëse 150 ditësh zemrën.