Po punonte në skelë, bie aksidentalisht 70 vjeçari në Ersekë, humb jetën në vendin e ngjarjes

Një 70 vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në punë në Ersekë.

I moshuari Dhimitraq Peçi ishte duke punuar në skelë, në një palestër në bllokun nr.4 të Ersekës, kur ka rënë nga lartësia.

70 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka qenë aksidentale.

“Rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4, Ersekë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela, shtetasi Dh. P., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.