Shkon të shpëtojë qenin, por zhytet në ujërat e akullta… zjarrfikësit heronj i shpëtojnë jetën burrit

Një burrë i quajtur Ed Berger, jeton sot falë ndërhyrjes së guximshme të dy zjarrfikësve të cilët arritën ta nxjerrin gjallë burrin nga liqeni ngrirë ku kishte rënë.

Berger kishte dalë shëtitje me dy qentë e tij, në momentin kur akulli poshtë këmbëve të tyre thyhet e njëri nga qentë bie në ujin e ftohtë.

Në orvatje për të shpëtuar qenin e tij, Ed bie në ujë po ashtu dhe mbetet i bllokuar prej copave të akullit. Një grup zjarrfikësish erdhën në vendin e ngjarjes dhe arritën të shpëtojnë burrin së bashku me qenin e tij.