Mbrëmjen e të premtes një 29 vjeçar i quajtur Kostika Ruko u paraqit i plagosur në spitalin e qytetit, prej nga ku tha se ishte goditur me thikë pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij.
Policia e Korçës nisi hetimet dhe zbuloi se 29 vjeçari nuk është lënduar nga dy të afërmit. I riu ka shkuar në banesën e tij në afërsi të ish liceut francez në gjendje të dehur. Një konflikt verbal ka nisur në shtëpi mes tij e bashkëshortes e vjehrrit, ndërsa 29 vjeçari është vetëplagosur me thikë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi R. K., 29 vjeç, shkoi i dëmtuar me mjet prerës thikë, në spital, ju informojmë se:
“Nga e hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ky shtetas është vetëdëmtuar me mjet prerës thikë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën”.-njoftoi policia.