12 vjeçarja humbi jetën prej hemorragjisë cerebrale, policia hap hetim mbi ngjarjen tragjike në Durrës

Një vajzë 12 vjeçare humbi jetën pasditen e të premtes në spitalin e Durrësit. Shkaku i vdekjes së të miturës rezuloi të ishte një hemorragji cerebrale.

Policia ka nisur hetimet mbi rastin, ndërsa autoritetet kanë kryer procedurën për ekspertizë mjeko-ligjore, për të zbuluar saktësisht shkakun e vdekjes së 12 vjeçares.

E reja ka qenë në shkollë në momentin kur është ndjerë keq. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, duke shfaqur konvulsione. 12 vjeçarja ka mbërritur në spital rreth orës 9:30 të paradites, ndërsa në tutje gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Pas një ekzaminimi me skaner, është përcaktuar se e mitura po kalonte ne hemorragji cerebrale. Vogëlushha u nda nga jeta rreth orës 18:30 të pasdites.

E ndjera do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 15:00 të ditës së sotme në Sukth.