“Jam këtu që të të them, që të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë, që ti me djalin të shkoni në Itali.”
Këto janë fjalët që i thotë Fatma Naçi një nëne që prej ditësh ishte dërrmuar nga dhimbjet e shpirtit, teksa shikonte të birin 13 vjeçar të venitej prej leuçemisë akute.
Kur Letisia merr lajmin e gëzueshëm, këmbët nuk e mbajnë dot më dhe ulet në gjunjë. Lotët i mbulojnë fytyrën, teksa falenderon me gjithë forcën e zemrës.



Këto janë momentet me të vërtetë përlotëse.
Letisia, nëna e Ledianit: (qan) jooo….(ulet në gjunjë) jooo, të lutem. Shumë faleminderit, o Zot, shumë faleminderit (qan me dënesë)… faleminderit të gjithë shqiptarëve që më kanë ndihmuar
Lediani do të kurohet në Italinë fqinje. Shpresat janë të mëdha që 13 vjeçari ta mundë sëmundjen. E deri kur ajo ditë të vijë, ne i lutemi të Gjithëmëshirshmit që Lediani të fitojë betëjën e të rikthehet në atdhe shëndoshë e mirë