Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në rrugën Lushnje-Berat pranë fshatit Barbullunjë, ku një këmbësore ka humbur jetën.
Gruaja 65 vjeçare me inicialet H.T, është përplasur për vdekje nga një makinë e tipit ‘audi’, e cila udhëtonte me shpejtësi të lartë. Shoferi i automjetit është vetëdorëzuar në komisariatin e Lushnjes pas aksidentit tragjik, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar hetuesit, për të hedhur dritë mbi shkakun e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë e drejtuesit të automjetit.
E ndjera po kalonte rrugën rreth orës 05:30 për të shkuar në punë