I njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, kullën më të lartë të globit e megaprojektet, Dubai tanimë ka sjellë përpara një projekt inovativ, që premton të transformojë horizontin e qytetit.
Projekti i ri i quajtur “Islands in the Sky” (Ishujt në qiell) do të jetë një godinë e lartë 100 metër, e cila projektohet të jete me kopshte botanike të varura, pishina me ujëra termale e minerale, si dhe hapësira për aktivitete kulturore e sociale.



Kompleksi parashikohet të ndërtohet në Parkun Zabeel, i cili ndodhet pranë Pallatit Mbretëror të Dubait.
“Dubai është një qytet që e kupton se e ardhmja duhet të ndërtohet me mirëqenien në qendër”, tha themeluesi dhe CEO i Therme Group, Robert Hanea. “Ne po formësojmë mënyrën sesi qytetet mund të integrojnë natyrën, ujin dhe kulturën për të përmirësuar cilësinë e jetës në shkallë të gjerë.”-tha më tutje drejtuesi i kompanisë.